Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca, policia kërkon Kurtin, aktivistët vezë avokatit
English

Seanca, policia kërkon Kurtin, aktivistët vezë avokatit

Prishtinë, 15 prill, NOA - Seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është ndërprerë edhe ditën e sotme, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë të pandehurin në gjykatë.

Ndaj tij ekziston tashmë një urdhër arresti me detyrimin për t'u prezantuar me çdo kusht në gjyqin ndaj tij, të cilin Kurti e ka cilësuar si një gjyq me natyrë politike dhe ndaj e ka refuzuar pjesëmarrjen në të.

Për këtë, polica e Kosovës ka kryer një kontroll sot rreth orës 10:00 të paradites në selinë e "Lëvizjes Vetëvendosje", në kërkim të liderit të saj Albin Kurti, por ai nuk u gjend pasi nuk ndodhej aty.

Ndërkaq, aktivistët e "Vetëvendosjes" e kanë gjuajtur me vezë avokatin Avni Gjakova, i cili ka pranuar ta mbrojë në seancë Kurtin dhe pak më pas, ai ka dhënë dorëheqjen nga ky proces.

Gjakova është sulmuar me vezë derisa po hynte në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.

Albin Kurti akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku ishin vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga policia e UNMIK-ut.

n.e/NOA

KOMENTE