Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli përjashton deputetin Maliqi sepse fyeu Erion Braçen
English

Topalli përjashton deputetin Maliqi sepse fyeu Erion Braçen

Tiranë, 15 Prill NOA - Byroja Parlamentare vendosi sonte të dënojë me 13 ditë përjashtim nga Kuvendi për deputetin Lefter Maliqi. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Parlamentit të cilat i thanë agjencisë së lajmeve NOA se me propozim të kryetares Jozefina Topalli u mor vendimi që deputeti i mazhorancës të mos jetë i pranishëm në asnjë nga seancat parlamentare të periudhës 15 deri 28 prill 2010.

Vendimi erdhi pas një incidenti që ndodhi sot pasdite në seancën plenare ku opozita nuk mori pjesë.

Duke marrë fjalën, deputeti Lefter Maliqi hodhi akuza dhe epitete ndaj deputetit socialist Erion Braçe duke aluduar se ai ushtron dhunë fizike ndaj socialistëve vendorë në zonën e tij elektorale.

Gjatë kohës që fliste, disa herë kryetarja e seancës, Jozefina Topalli i kërkoi Maliqit që të ndalë fjalët fyese dhe e paralajmëroi se e priste një ndëshkim.

e.r/NOA

Lexoni më shumë: Fjalori jo i hijshëm në Kuvend, Topalli vërejtje deputetit Maliqi

KOMENTE