Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi në Maqedoni: Bashkëpunimi ekonomik të arrij nivelin politik
English

Topi në Maqedoni: Bashkëpunimi ekonomik të arrij nivelin politik

Shkup, 15 prill, NOA - Duke e konsideruar si mjaft të mirë bashkëpunimin politik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Presidenti Bamir Topi, në një takim me biznesmenët maqedonas dhe shqiptarë, u shpreh se edhe bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë në këtë nivel.

Deklarata e Topit u bë sot Forumin ekonomik të biznesit maqedonas-shqiptar në Shkup, ku ishte i pranishëm dhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

"Ka ende nevojë për të punuar në drejtim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ekonomik shqiptaro-maqedonas në ato standarde ku aktualisht gjendet bashkëpunimi politik bilateral", ka thënë Topi në fjalën e tij përshëndetëse.

Topi u shprehu mirënjohjen sipërmarrësve të vendit fqinj dhe të gjitha strukturave shtetërore dhe private ekonomike dhe financiare maqedonase për kontributin që kanë dhënë dhe japin në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në vijim, Presidenti Topi u ndal dhe në disa prej projekteve konkrete të shtetit shqiptar për përmirësimin e hapësirave infrastrukturore në vend, çfarë, së bashku me mundësitë që rrjedhin nga liberalizimi i lëvizjes së lirë, do të kontribuonin në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare bilaterale dhe rajonale, po ashtu dhe në krijimin e ridimensionimin e bashkëpunimit ekonomik.

m.xh/NOA

KOMENTE