Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Valë arrestesh në ALUIZNI Durrës, 4 zyrtarë të zhytur në korrupsion
English

Valë arrestesh në ALUIZNI Durrës, 4 zyrtarë të zhytur në korrupsion

Durrës, 15 Prill NOA - Disa arrestime janë kryer pasditen e sotme në zyrën e ALUIZNIT Durrës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Operacioni i koduar "Legalizimi" u krye në bazë të një hetimi disamujor të kryer nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Kundër Krimit Financiar si dhe me Njësinë e Përbashkët Hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës Task Forcë.

Në kuadër të operacionit, u bë zbatimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Durrës për ekzekutimin e katër vendimeve të Gjykatës së Rrethit Durrës të ditës së djeshme, ndaj shtetasve:

1-Qamil Byberi, 65 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Durrës, Drejtues i Zyrës së ALUIZNIT-t Shkozet Durrës.

2-Rexhep Kuçana, 52 vjeç, lindur e banues në Durrës, Përgjegjës i Grupit të Kontrollit të Territorit pranë Zyrës së ALUIZNI-t Shkozet Durrës.

3-Gjon Doçi, 49 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Durrës, me detyrë Specialist Terreni pranë Zyrës së ALUIZNI-t Shkozet Durrës.

4-Gentiana Gjepali, 38 vjeçe, lindur në Durrës e banuese në Shijak, Përgjegjëse e Grupit të Kontrollit të Territorit pranë Zyrës së ALUIZNI-t Shkozet Durrës.

Në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Durrës, ndaj të dyshuarve Qamil Byberi, Rexhep Kuçana dhe Gjon Doçi është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" dhe ndaj shtetases Gentiana Gjepali masa e sigurisë "Arrest shtëpie" për veprat penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Kjo për arsye se në bazë të hetimit të kryer, dyshohet se shtetasit e mësipërm, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si punonjës të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit e Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale të Qarkut Durrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën dhe akte korruptive gjatë procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Këta persona dyshohet se kundrejt ryshfetit kanë kryer legalizime për ndërtime të papërfunduara brenda afatit të lejuar, apo kanë legalizuar për klientët e tyre më shumë ndërtime sesa këta të fundit kishin realisht.

Po në bazë të hetimit rezulton se veprime të tilla janë kryer kundrejt shumave që varionin nga 30.000 lekë deri në 1000 Euro, në vartësi të madhësisë së ndërtimit të legalizuar.

Vazhdon puna hetimore edhe për persona të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.

Policia tha se materialet proceduriale në ngarkim të tyre iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.a./e.r/NOA

KOMENTE