English

Arrestohet hajduti i banesave, vodhi këpucët

Tiranë, 16 prill, NOA - Një 34 vjeçar nga Lapraka është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia për vjedhje të banesës së një shtetasit. Policia sqaron se, Roland Astrit Fejzullai ka marrë nga banesa, ku ka hyrë për të vjedhur, vetëm tre palë këpucë dhe 10 disketa kompjuteri.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e djeshme, ndërsa ndalimi i tij është bërë gjatë mbrëmjes nga policia. Denoncimi për vjedhjen është bërë nga pronari i banesës, i cili ka vënë re mungesën e këpucëve. Pas konfirmimit të vjedhjes ka nisur kontrollin në gjithë shtëpinë, ku ka rezultuar se veç këpucëve mungonin dhe 10 disketa kompjuterike me materiale të ndryshme.

Pas denoncimit në polici është bërë i mundur dhe identifikimi i autorit në bazë të dëshmive dhe dyshimeve që ka pasur pronari i banesës.

m.xh/NOA

KOMENTE