Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Barroso: KE, aleat i projekteve madhore të shqiptarëve
English

Berisha-Barroso: KE, aleat i projekteve madhore të shqiptarëve

Bruksel, 16 prill, NOA - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, gjatë një takimi të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, e ka garantuar atë se institucioni që drejton, do të vazhdojë të jetë miku dhe përkrahësi më i mirë i Shqipërisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, ai e siguroi kryeministrin Berisha se edhe vlerësimi i përgjigjeve të pyetësorit do të jetë luajal duke marrë në konsideratë të gjitha përpjekjet dhe arritjet e qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, pasi e falënderoi përzemërsisht presidentin Barroso për pritjen e ngrohtë dhe miqësore i shprehu atij, mirënjohjen më të thellë, të tij dhe të qeverisë shqiptare, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe të jashtëzakonshme, që KE i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Kryeministri Berisha ripohoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se një proces bazuar mbi performancën dhe meritën është dhe mbetet interesi më i lartë për vendin dhe për shqiptarët, duke theksuar se reformat e ndërmarra në procesin e integrimit në BE dhe për plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave kanë sjellë shndërrime të jashtëzakonshme pozitive, në dobi të modernizimit të mëtejshëm të vendit, në shumë fusha dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kontekst, presidenti Barroso vlerësoi rezultatet e arritura në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave nga qeveria shqiptare duke theksuar se edhe për sa i përket këtij projekti madhor për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, mbështetja e Komisionit do të vazhdojë të jetë e plotë.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën politike në vend e shkaktuar nga bojkoti që Partia Socialiste i ka bërë Parlamentit.

Lidhur me këtë Presidenti Barroso u shpreh se Parlamenti është një institucion mjaft i rëndësishëm edhe në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe si tillë nuk duhet të jetë peng i lojërave politike duke shtuar se nuk është aspak normale në demokraci mosmarrja pjesë e opozitës në parlament.

Më tej, Presidenti Barroso theksoi se asgjë që bie ndesh me Kushtetutën nuk duhet pranuar.

n.e/NOA

KOMENTE