English

Bllokimi i fluturimeve, DJ Jojo anulon ardhjen në Tiranë

Tiranë, 16 prill NOA - I famshmi DJ Jojo, nuk do të jetë sonte i pranishëm në Tiranë ku ishte paraparë të kënaqte shumë fansa të tij me muzikën që luan në një nga lokalet e natës të kryeqytetit.

Vendimi i DJ Jojo ka ardhur për shkak të bllokimit të fluturimeve në pjesën më të madhe të aeroporteve të Evropës.

"DJ Jojo nuk mund të jetë në kohë për performancën e tij të parashikuar sot në mbrëmje", - konfirmoi night club "Mumja" në një komunikatë të pak minutave më parë, duke lënë të hapur gjithsesi mundësinë e ardhjes për ditën e nesërme.

Dhe si për të kompensuar mungesën e DJ Jojo, "Mumja" siguron se "Show Must Go On" kur njofton fansat e muzikës bashkëkohore se Dj Yuksel do të plotësojë më së miri dekorin e atmosferën e përgatitura për sot".

l.n/NOA

KOMENTE