Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni hetimor: Vrasja e Benazir Butos, mund të parandalohej
English

Komisioni hetimor: Vrasja e Benazir Butos, mund të parandalohej

Nju Jork, 16 prill, NOA - Vrasja e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Buto, mund të ishte parandaluar, ka pohuar në rezultatet e një raporti të posaçëm një komision i caktuar nga Organizatës së Kombeve të Bashkuara i ngritur për hetimin e kësaj vrasje.

Raporti hetimor prej 65 faqesh ia vë fajin qeverisë federale, qeverisë së provincës së Punxhabit dhe policisë së distriktit të Raëalpindi që nuk morën masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur Buton nga rreziqet e mëdha që i kanoseshin.

Raporti i shumëpritur vë në dukje se veprimet dhe mungesa e policisë në Ravalpindi, ku ndodhi sulmi më 27 dhjetor të vitit 2007, shkaktuan dëme të pariparueshme për hetimet.

Por ambasadori kilian, Munoz tha se nuk ishte e mjaftueshme për qeverinë që thjeshtë ta informonte Buton rreth rreziqeve, por ai shtoi se zyrtarët duhet të kishin marrë masa për ta mbrojtur atë.

n.e/NOA

KOMENTE