Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuna e Kurveleshit, takim sensibilizues kundër kultivimit të kanabisit
English

Komuna e Kurveleshit, takim sensibilizues kundër kultivimit të kanabisit

Kurvelesh, 16 prill, NOA - Në kuadrin e fushatës sensibilizuese "Për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike", në komunën e Kurveleshit, u zhvillua një takim i posaçëm ku morën pjesë këshilltarët dhe kryepleqtë e fshatrave të saj.

Nga ana e tij, kryetari i komunës Asqeri Hodaj u ka kërkuar të gjithë të zgjedhurve vendorë që të zbatojnë me korrektësi detyrimet që u ngarkon ligji për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se komuna e Kurveleshit tashmë nuk figuron më në hartën e kultivimit të bimëve narkotike dhe kjo është arritur falë përkushtimit të të zgjedhurve të pushtetit vendor, forcave të policisë, fushatës sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese që është zhvilluar nga ana e policisë, goditjes me zero tolerancë nga ana e policisë të rasteve sporadike të kultivimit të bimëve narkotike në këtë komunë vitet e kaluara etj.

Të gjithë këta faktorë sipas tij, kanë bërë që banorët e kësaj komune tashmë janë të ndërgjegjësuar se s'do ketë asnjë rast kultivimi të bimëve narkotike në këtë komunë gjatë këtij viti.

Ndër të tjera, kryekomunari Hodaj i ka kërkuar policisë pyjore dhe inspektorit të policisë së rendit që të marrin kontakt me të gjithë barinjtë që kanë marrë kullotat e komunës me qera që të nënshkruajnë kontratë për moskultivim të bimëve narkotike në atë territor, por edhe të parandalojnë rastet e zjarrvënies pasi tashmë po afron vera dhe barinjtë kanë tendencë që të djegin kullotat që kanë në përdorim.

n.e/NOA

KOMENTE