Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Pse nuk vura dhe unë maskë si deputetët e tjerë të PS
English

Malaj: Pse nuk vura dhe unë maskë si deputetët e tjerë të PS

Tiranë, 16 prill, NOA - "Rripi i zi në krah apo në gojë shpreh shqetësimet në rritje për pasojat e përkeqësimit të demokracisë dhe ekonomisë në vend, por për mua nuk është elementi i duhur i një opozite që duhet të jetë forca politike e avantazheve dhe shpresës".

Me një deklaratë të tillë, deputeti socialist, Arben Malaj, ka argumentuar faktin se përse ai nuk i është bashkuar dje grupit të kolegëve të tij që protestuan para Kuvendit, duke vënë maskë të zezë në gojë dhe në krah, në shenjë proteste për atë që e ata e kanë quajtur dhunim të fjalës së lirë në Kuvend.

"Unë isha aty për të qenë solidar me kolegët e mi socialistë, por nuk u bashkova në protestën me fasho të zezë jo thjesht për të qenë ndryshe, por në mënyrë konseguente kam theksuar se Partia Socialiste duhet ta bazojë rritjen e mbështetjes publike dhe politike nëpërmjet avantazheve të saj", citon Malaj në një sqarim për mediat lidhur me një fakt të tillë.

Përfaqësuesi i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në selinë rozë, shton ndër të tjera se

ai është i bindur që vendi po shkon drejt një krize të acaruar politike dhe se veprimet arbitrare dhe arrogante të mazhorancës dhe kryetares së parlamentit, duket që e acarojnë më shumë atë.

"Por Partia Socialiste duhet ta bazojë strategjinë e fitores tek avantazhet e saj dhe tek shpresa që duhet të ofrojë për të gjithë shqiptarët. Rripi i zi në krah apo në gojë, për mua nuk janë elementi i duhur i një opozite", përfundon Malaj.

n.e/NOA

KOMENTE