Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Memorandum mes Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar e atij italian
English

Memorandum mes Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar e atij italian

Tiranë, 16 prill, NOA - U nënshkrua sot memorandumit i bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar dhe Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian, ENAC.

Memorandumi në fjalë u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian, Alessio Quaranta.

Qëllimi i këtij memorandumi është të thellojë dhënien e asistencës teknike autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, nëpërmjet hartimit dhe respektimit të një plani të mbikqyrjes së operimeve dhe funksionimit të Operatorëve Komercialë Ajrorë Shqiptarë dhe atyre të huaj.

"Metodologjia që do të përdoret gjatë zhvillimit në praktikë të këtij plani do të jetë e bazuar në standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, ICAO, Agjencisë Europiane të Sigurisë Ajrore, EASA, rregulloreve të operimit dhe funksionimit të Operatorëve Ajrorë të Bashkimit Europian si dhe në bazë të praktikave më të mira të Entit të Aviacionit Civil Italian, ENAC", tha Mazniku në fjalën e tij.

Nëpërmjet këtij Memorandumi, do të arrihet në përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbikqyrëse të Autoritetit të Aviacionit Civil, në rritjen e nivelit të performancës si dhe në përmbushjen cilësore të objektivave afatshkurtra që ky autoritet ka për t'u bërë pjesë përbërëse funksionale e familjes europiane.

Një memorandum i tillë thellon dhe forcon partneritetin ndër-institucional mes dy autoriteteve përkatëse, duke e strukturuar atë në një mënyrë bashkëkohore sipas modelit të funksionimit të marrëdhënieve të aktorëve të aviacionit Civil të Bashkimit Europian.

"Nënshkrimi i këtij memorandumi, një shenjë tjetër e thellimit të miqësisë mes dy popujve tane, është i rëndësishëm për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar dhe Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian", tha Quaranta.

n.e/NOA

KOMENTE