English

Reali vuan por, arrin të fitojë

Spanjë, 16 Prill NOA - Reali i Madridit edhe pse është shumë pranë lamtumirës për fitoren e titullit të kampionatit spanjoll, sërish nuk është dorëzuar dhe ka arritur të marrë një fitore e cila e mban atë vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Barcelonës.

"Los Blancos" kanë arritur të marrin një trepikësh kundrejt Almerias në fushën e këtyre të fundit duke fituar me rezultatin 2 me 1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët realizuan në minutën e 14 me anë të Crusat.

Djemtë e Pellegrinit janë përgjigjur me anë të Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një gol me të vërtetë fantastik duke barazuar shifrat.

Më pas ishte dhe holandezi Van der Vaart, i cili realizoi golin e fitores për Madrilenët në minutën e 69, duke bërë të mundur fitoren e ekipit të tij.

r.b/NOA

KOMENTE