Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të huajt: Dënojmë gjuajtjen e avokatit të Kurtit
English

Të huajt: Dënojmë gjuajtjen e avokatit të Kurtit

Prishtinë, 16 prill, NOA - Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë kanë dënuar aktin e sulmit ndaj avokatit Avni Gjakova në rastin e Albin Kurtit, i cili dje u gjuajt me vezë nga aktivistët e "Vetëvendosjes".

Pieter Feith, përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Yves de Kermabon, shef i Misionit të EULEX-it, dhe Renzo Daviddi, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, e kanë dënuar fuqishëm këtë akt, duke pohuar se "është jashtëzakonisht e rëndësishme për sundimin e ligjit që institucionet dhe ata që e kanë për detyrë të punojnë me to të jenë në gjendje që të punojnë pa ndërhyrje politike, pa u penguar dhe pa dhunë".

"Respektimi i institucioneve dhe i atyre që punojnë në to, - siç theksohet në komunikatë, - është parim themelor i sundimit të ligjit në një shoqëri demokratike dhe një nga vlerat kryesore evropiane.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve vendase që ta mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit si pjesë e konsolidimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së progresit të Kosovës drejt ardhmërisë evropiane".

Ndërkaq, pas aktit të gjuajtjes me vezë, avokati Avni Gjakova, ka refuzuar të vazhdojë mbrojtjen e Albin Kurtit, ndërsa avokat mbrojtës i tij është caktuar, Musa Dragusha.

n.e/NOA

KOMENTE