English

Interi mund Juventusin me dy gola

Milano, 17 prill, NOA - Skuadra italiane e Interit ka shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër skuadrës së Juventusit në derbin e Italisë, i cili u zhvillua dje në stadiumin e "Giuseppe Meazza"-s.

Të dyja skuadrat kishin nevojë për pikë maksimale për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por ndërsa Juventusi e filloi më mirë takimin, nuk arriti që ta fitonte gjithsesi ndeshjen.

Goli i parë u shënua në minutën e 75-të, kur Douglas Maicon me një goditje të bukur mposhti portierin Buffon për t'i dhënë avantazh ekipit të Interit.

Ndërkaq, në minutat shtesë të takimit (90'+2), pas një kombinimi ndërmjet Militos e Balotellit, topi arriti te kamerunasi Eto'o, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar me 2-0. Pas kësaj fitoreje, Interi rikthen kreun me dy pikë më shumë se Roma, që të dielën zhvillon derbin e kryeqytetit kundër Lazios.

n.e/NOA

KOMENTE