Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mal i Zi, tryezë për literaturën e re malazeze dhe atë shqiptare
English

Mal i Zi, tryezë për literaturën e re malazeze dhe atë shqiptare

Ulqin, 17 prill, NOA- Në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, po mbahet një takim i titulluar "Drejt dialogut të ri - Literatura e re malazeze, ajo shqiptare dhe përkthimet", e organizuar nga shoqata "Prostory" nga Podgorica, nën patronazhin e Fondacionit "Hajnrih Bël" dhe i përkrahur nga ministria malazeze e Kulturës si dhe Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Malin e Zi.

Organizatori i saj pohon se kjo është tribuna e parë e këtij lloji në Malin e Zi edhe "qëllimi i saj është vendosja e komunikimeve të reja dhe afatgjate midis dy kulturave fqinje, asaj shqiptare dhe malazeze".

Sipas programit, pjesëmarrës të këtij takimi janë shkrimtarët shqiptarë dhe ata malazez, profesorë, përkthyes, botues, përfaqësues të shoqatave të shkrimtarëve, të Institutit të gjuhëve dhe universiteteve nga Tirana, Shkodra, Nikshiqi, Podgorica etj.

i.b/NOA

KOMENTE