English

Përmbytjet, lumi Vardar vërshon në rajonin e Tetovës afër fshatit Raotincë

Tetovë, 17 prill - Në rajonin e Tetovës, në afërsi të fshatit Raotincë, komuna e Jugunocës, dje erdhi deri te vërshimi i lumit Vardar, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Ekipe të Drejtorisë dolën në terren dhe e vlerësuan ngjarjen e krijuar. Popullatës u janë vënë në disponim thasë për rërë.

Gjatë vitit 2009, në kuadër të aktiviteteve të veta të rregullta, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ndërmori pastrimin e kanaleve në këtë rajon, por për shkak të reshjeve të mëdha gjatë kësaj periudhe dhe për shkak të ngritjes së nivelit të Liqenit të Mavrovës, erdhi deri te vërshimi i lumit Vardar.

Gjatë ditës së djeshme, nga ELEM-i është kërkuar ta pakësojë lëshimin e ujit nga Liqeni i Mavrovës, pas lëshimit të pakësuar, uji ngadalë po tërhiqet, ndërsa mbrëmë plotësisht u pakësua lëshimi i ujit.

Ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, theksohet në kumtesë, edhe më tej po e ndjekin gjendjen dhe janë të gatshëm të intervenojnë në rast të ngritjes plotësuese të nivelit të ujit. /mia-noa/

KOMENTE