Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reja e hirit vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror
English

Reja e hirit vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror

Qarkullimi ajror mbi Evropë mbetet përgjithësisht i paralizuar prej resë së hirit të vullkanit nga Islanda. Dhjetëra mijëra udhëtarë janë të bllokuar nëpër aeroporte.

Në Gjermani enti për sigurinë ajrore e zgjati ndalim-fluturimin deri në orën 2 të mëngjesit të së dielës. E njëjta gjë vlen për Britaninë e Madhe, Danimarkën dhe shtetet baltike.

Në shumë vende të tjera evropiane të prekura qarkullimi ajror u ndalua deri të paktën në orën 20.00.

Vetëm hapësira ajrore në Evropën jugore është e hapur për ngritje dhe ulje.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të jetë e prekur gjatë udhëtimit të saj të kthimit nga SHBA-ja, raporton radio DW.

Pas një ndalimi të detyruar prej resë së hirit në Lizbonë, kancelarja do të vazhdojë fluturimin fillimisht për Romë.

Vullkani në akullnajën e Islandës vazhdon të hedhë një re gjigante me avull dhe hi. Matjet tregojnë se tymi arrin lartësinë mbi tetë kilometra.

Sipas meteorologëve në Reikjavik, përfundimi i aktivitetit vullkanik nuk është i parashikueshëm.

KOMENTE