Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shëndetësia, Bukoshi kërkon ndihmën e Tiranës
English

Shëndetësia, Bukoshi kërkon ndihmën e Tiranës

Tiranë, 17 prill NOA - Ministri kosovar i sapoemëruar i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi ka vizituar sot Tiranën ku ka takuar homologun e tij Petrit Vasili. Gjatë vizitës në ambientet e ministrisë, Bukoshi i ka kërkuar zyrtarëve të Tiranës bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme në shkëmbimin e përvojave në fushën e shëndetësisë.

Nr.1 i shëndetësisë kosovare ka theksuar se të dyja vendet duhet të sinkronizohen më shumë në këtë fushë dhe për këtë duhet një intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Ministri kosovar i Shëndetësisë, ka kujtuar dhe një herë ndihmën dhe gatishmërinë e treguar nga i gjithë sistemi shëndetësor shqiptar gjatë periudhës së vështirë të eksodit kosovar.

Ndërsa ministri ynë i Shëndetësisë është shprehur i kënaqur pas takimit me ministrin Bukoshi.

"Me z. Bukoshi kemi biseduar për të gjitha fushat e bashkëpunimit dhe gjetëm atë mirëkuptim që prisja", ka theksuar ministri Vasili.

Të dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e shëndetësisë, që do të konsistojnë në shkëmbimin e informacionit dhe specialistëve në fushën e shëndetit publik, teknologjisë dhe inovacionit, shkëmbime të specialistëve të klinikës si dhe në fushën e trajnimeve dhe specializimeve të përbashkëta.

Me ftesë të z. Bukoshi, ministri i shëndetësisë Petrit Vasili pritet të vizitojë Kosovën. Gjatë kësaj vizite pritet dhe finalizimi i marrëveshjes së re në fushën e shëndetësisë, bazuar në realitetet e reja dhe të ardhmen europiane të dy vendeve tona.

b.a/NOA

KOMENTE