English

Shkup, merr 30 vetë peng sepse humbi në provim

Shkup, 17 Prill NOA - Tridhjetë njerëz kane qenë sot peng të një njeriu në Shkup, i cili kishte rënë në provimin për patentën e shoferit. Kur 21 vjeçari Zemri Ramadani kishte dëgjuar se përsëri kishte rënë në provim, kishte dalë nga zyra e komisionit dhe pas pak kohe ishte kthyer me një kallashnikov. Ai e kishte drejtuar automatikun te anëtarët e komisionit dhe kandidatët tjerë të pranishëm në provim, të cilët i ka mbajtur peng për një orë.

Pas bisedimeve, një anëtar i komisionit kishte lajmëruar policinë, e cila e kishte çarmatosur njeriun e nervozuar. Askush nuk është lënduar, kurse Ramadani ndodhet në paraburgim, raporton Evropa e Lirë.

KOMENTE