English

Detajet e varrimit pa publik të presidentit polak

Krakovë, 19 Prill NOA - Presidenti i ndjerë i Polonisë, Leh Kazinski dhe gruaja e tij u varrosën në një dhomë të nëndheshme të katedrales Wawel në Krakovë. Ceremonia u ndoq vetëm nga familjarët dhe miqtë e ngushtë të Kaczynskit.

Në kohën e varrimit janë kryer 21 të shtëna me top. Trupat u vendosur në një sarkofag në dhomën e nëndheshme pranë vendit ku prehet gjenerali Jozef Pilsudski, heroi i pavarësisë kombëtare. Në dhomat e tjera nëndheshme prehet dhe mbreti i polakëve.

Çifti bashkëshortor, së bashku me 94 udhëtarë të tjerë polakë, humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi, më 10 prill.

Shumë liderë botërorë janë detyruar të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Polonisë, Leh Kazcinski, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë, të shkaktuar nga hiri vullkanik në Islandë.

Presidenti amerikan, Barak Obama, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Nikollas Sarkozi, princi britanik Çarls, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl dhe presidenti Bamir Topi, janë disa nga liderët, që nuk mundën të marrin pjesë në varrim në qytetin Krakovë në Poloni.

Por pavarësisht anulimeve të pjesëmarrjes, nuk janë të paktë personalitetet që kanë marrë pjesë në ceremoni. Mes tyre Fatmir Sejdiu, president i Kosovës, presidenti rus, Dmitri Medvedev, presidenti gjerman, Horst Këler, e shumë të tjerë.a.k/NOA

Avioni i vjetër nuk u ndërrua për mungesë fondesh (VIDEO)

Ceremonia mortore e presidentit të Polonisë

Presidenti Obama nuk shkon në funeralin e presidentit polak

Funerali i presidentit të ndjerë polak, ftohen mbi 3.300 gazetarë

Ku do varroset Kandiski? Në Poloni plas debati

Tragjedia ajrore, pilotët e dinin se do të rrëzoheshin

Zgjedhjet në Poloni, më 13-20 qershor

BE dhe Rusia, sot ditë zie për viktimat e Polonisë

Avioni i presidentit polak nuk kishte defekt teknik

Moskë, nis analizimi i kutisë së zezë

Vdekja e presidentit, Polonia 7 ditë zie

Trishtim nga vdekja e presidentit, polakët e gdhijnë rrugëve

KOMENTE