Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Monumenteve të Kulturës, ceremoni në Antigone
English

Dita e Monumenteve të Kulturës, ceremoni në Antigone

Gjirokastër, 18 prill, NOA - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, në Parkut Arkeologjik Antigone të Gjirokastrës janë organizuar një sërë veprimtarish për ruajtjen e vlerave kulturore.

Qëllimi i organizimit të këtyre veprimtarive, të zhvilluar dje dhe sot, ishin sensibilizimi i opinionit publik për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare të trashëgimisë kulturore shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve.

Pjesë e aktiviteteve ishte dhe konferenca me temë, "Menaxherët e rinj të Antigonesë", në të cilën nga studentët e vitit të tretë të degës së turizmit në Universitetin e Gjirokastrës, mbajtën referate për aspekte të ndryshme të menaxhimit të parqeve arkeologjike në përgjithësi dhe të Parkut të Antigonesë në veçanti.

Në takim kanë qenë të pranishëm dhe ekspertët e monumenteve, arkeologë dhe pedagogët si Prof. Dhimitër Çondi, Ilir Lluri, Kristaq Çombi, Spartak Drasa.

m.xh/NOA

KOMENTE