Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Peci: Sistemi gjyqësor i Kosovës, në gjendje të keqe
English

Enver Peci: Sistemi gjyqësor i Kosovës, në gjendje të keqe

Prishtinë, 18 prill, NOA - Riemërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mund të zgjidhë çështjen e sistemit gjyqësor të Kosovës, i cili paraqitet në gjendje të keqe.

Një fakt të tillë e pohon për "Radion Evropa e Lirë", kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, sipas të cilit, "disa nga kolegët serbë që nuk janë emëruar nga Serbia, do të pranojnë të punojnë në sistemin gjyqësor kosovar".

Z.Peci, përmenden shumë probleme dhe sfida në sistemin gjyqësor në Kosovë. Si e vlerësoni ju gjendjen aktuale? Sistemi gjyqësor në përgjithësi, lirisht mund të them se është në gjendje shumë të keqe. Ka një numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, flitet për një shifër diku rreth 200 mijë lëndë. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve faktikisht është shumë i vogël dhe për momentin janë të pafuqishëm për zgjidhjen e gjithë atyre lëndëve. Problemi është krijuar shumë më herët. Prej vitit 2000 nuk ka rritje të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por përkundrazi është zvogëluar numri. Shpresa e vetme është në procesin gjithëpërfshirës të riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj. Prej Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial është duke u bërë një punë intensive dhe e madhe në përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet, domethënë integritetin personal dhe profesional. Kështu që, unë e shoh zgjidhjen e këtij problemi me kryerjen e tri fazave të riemërimit. Ndoshta do të mund të thosha që problemi është i krijuar edhe nga pushtetet tjera, ngase nuk e ka pasur përkrahjen adekuate në drejtim të përmirësimit edhe të kushteve materiale, edhe të kushteve tjera për gjyqësor.

Ju i përmendni pushtetet tjera, ka kërkesa për reformimin e gjyqësorit në Kosovë. Çka, në fakt, është e nevojshme që të ndodhë një reformim i këtij gjyqësori? Tani jemi në proces e sipër të reformimit. Siç thashë edhe më herët, është procesi i riemërimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mirëpo, në të njëjtën kohë, edhe në aspektin legjislativ, është duke u punuar rreth projektligjit për gjykatat, që është një projektligj, i cili përfshin reformën e thellë të sistemit gjyqësor, ngase do të bëhet reformimi i të gjitha gjykatave ekzistuese. Faktikisht, gjykatat për kundërvajtje, komunale dhe e Qarkut, do të fokusohen vetëm në një gjykatë themelore me degët dhe nëndegët e saj. E, po ashtu do të formohet edhe gjykata e apelit për tërë territorin e Kosovës, kështu që edhe mundësia e ndikimeve dhe punës profesionale besoj se do të jetë edhe më e mirë. Mungesa e ligjeve themelore për sistemin gjyqësor në Kosovë, ka qenë shpesh në qendër të kritikave edhe të autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë. A mendoni se Kuvendi i Kosovës e qeveria do duhej të përshpejtojë nxjerrjen e këtyre ligjeve? Ky është momenti i fundit të veprohet në drejtimi të sundimit të ligjit. Unë thashë se më herët përkrahja e këtyre dy pushteteve ka qenë shumë e vogël. Faktikisht, në qoftë se nuk funksionon pushteti, sundimi i ligjit, sistemi gjyqësor, atëherë ka dështim edhe në të gjitha pushtetet tjera. Kohëve të fundit ne kemi bërë kërkesa të ndryshme që në legjislacion të përfshihet edhe gjyqësori, sa i përket përpilimit të ligjeve. Kjo në të kaluarën ka qenë e anashkaluar, ngase vetë gjyqësori ka për t'u përballur me ato ligje dhe me normat që do të sillen me ligjet e reja. Kështu që, besoj se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ tashmë e kanë kuptuar se është momenti i fundit. Kemi premtime se në të ardhmen do ta kemi përkrahjen e duhur, ashtu siç e meritojmë. Përmendët rëndësinë e sundimit të ligjit. Veriu vazhdon të mbetet sfidë për gjyqësorin kosovar. Gjykata e Qarkut dhe gjykatat në përgjithësi atje që ishin uzurpuar pas shpalljes së pavarësisë, vazhdojnë të mbeten jo tërësisht funksionale. EULEX-i ka bërë një propozim për rifunksionalizimin e këtyre gjykatave. Çka, në fakt, do të ndodhë tutje atje? Problemi, edhe sa i përket gjykatave në veri dhe funksionalizimit të tyre, e ka tejkaluar masën edhe kufirin më të fundit, ngase me mosfunksionimin e këtyre gjykatave, janë duke u shkelur në mënyrë drastike të drejtat e njeriut. Qytetarët nuk janë duke i realizuar të drejtat elementare që iu takojnë. Sa i përket EULEX-it, e ka bërë një propozim që për Këshillin Gjyqësor dhe për të gjithë pushtetin në Kosovë, është i papranueshëm. Në qoftë se rekomandohen gjyqtarët, të cilët kanë kaluar në sistemin e drejtësisë në Serbi dhe nga atje (Serbia) vijnë në Gjykatën e Qarkut apo në gjykatat e veriut të Mitrovicës, do të krijohet një kaos sa i përket edhe zbatimit të ligjeve, e në të njëjtën kohë do të tangohet drejtpërdrejt edhe Kushtetuta e Kosovës. Në anën tjetër zyrtarë të shtetit serb thonë se nuk do të pranojnë asgjë për rifunksionalizimin e këtyre gjykatave, pa një marrëveshje politike. A mendoni se po aludohet, apo po kërkohet në fakt nënshkrimi i një protokolli për gjykata, siç ka qenë ai për policinë? Nuk kam informacione se është duke u biseduar në raportin Prishtinë-Beograd, apo EULEX me pushtetarët e Beogradit, rreth nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje në këtë drejtim. Mendoj se nuk vjen në konsiderim një nënshkrim i asnjë marrëveshjeje që për ne do të jetë e papranueshme. Është e papranueshme, edhe një herë po e përsëris, ardhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë betimin para presidentit apo Kuvendit të Serbisë. Në këtë drejtim unë besoj se problemi ka qenë dhe është politik dhe karakterizohet si problem politik, mirëpo ne jemi fleksibilë sa i përket asaj se nuk jemi absolutisht kundër punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të nacionalitetit serb. Ne i kemi thënë EULEX-it se në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës ekzistojnë disa gjyqtarë, të cilët nuk janë emëruar në Serbi dhe ata vazhdojnë. Mirëpo, unë zgjidhjen e shoh me procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, besoj se tani disa prej kolegëve serbë, të cilët nuk janë emëruar nga Serbia, nuk do të hezitojnë, do të vijnë dhe do të pranojnë të punojnë në sistemin tonë gjyqësor. EULEX-i ka kërkuar fleksibilitet dhe pragmatizëm nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. A mendoni se vetë EULEX-i është pragmatik dhe fleksibil, sa i përket gjykatave në veri? Po më duket që EULEX-i ka hyrë në atë aspekt në bisedime, ndoshta pa dijeninë tonë, sepse sikur ata të kishin biseduar në fillim me ne sa i përket këtij problemi dhe këtij propozimi konkret, me siguri nuk të vinim deri në këtë situatë. Edhe për ne, po e përsëris, se është e papranueshme ajo se çfarë kanë biseduar ata me Beogradin. Ne e dimë se Beogradi nuk do zgjidhje të problemit, por krijim të problemit dhe me siguri me kolegët që i propozon, e që vijnë prej sistemit të tyre të drejtësisë, do të hasim në probleme tjera të zbatimit të ligjeve. Kështu që është një rrezik i madh në atë drejtim.

REL

KOMENTE