English

Europë, trafiku ajror vazhdon të jetë i paralizuar

Tiranë, 18 prill, NOA - Trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës, është i paralizuar për të katërtën ditë me radhë, për shkak të mjegullës masive të hirit vullkanik nga Islanda.Raportohet se gjatë ditës së djeshme janë anuluar afro 16 mijë fluturime, ose 75% e të gjitha fluturimeve evropiane. Parashikohet se situatë e njëjtë do të jetë edhe sot.

Kompanitë ajrore të Holandës dhe të Gjermanisë kanë bërë fluturime prove në hapësirat e prekura dhe thonë se të gjitha ato dukeshin normale.

Kompania Lufthansa njoftoi se do të kërkoj nga autoritetet e aviacionit lejimin e disa shërbimeve ditën e hënë.

Kompanitë ajrore po i humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, ndërsa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

NOA/RFE

KOMENTE