English

Kongresi i PS, Cani: Qeveria po jep shifra të pasakta

Tiranë, 18 prill, NOA, Update - Pas fjalës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në foltoren e kongresit të PS-ja janë ngjitur ekspertë të ekonomisë të selisë rozë, të cilët kanë bërë analizën ekonomike të vendit. Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani në fjalën e tij u ndal në zhvillimet ekonomike, sipas tij negative. Ai theksoi se kemi të bëjnë me një situatë alarmante e cila nuk pasqyrohet drejt nga ana e qeverisë.

Cani akuzoi qeverinë për fshehje të fakteve dhe të shifrave duke mbajtur larg vëmendjes së opinionit dhe situatën reale të ekonomisë.

"Ekonomia po lëngon keqas, por më e rëndë është mos veprimi i shtetit", u shpreh Cani.

Ai ka marrë kategori të veçanta qytetarësh, të cilët sipas Canit janë më të prekur nga kriza.

m/xh/NOA

KOMENTE