Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza ekonomike ka prekur dhe bukurinë
English

Kriza ekonomike ka prekur dhe bukurinë

Romë, 18 prill, NOA - Nuk janë vetëm bankat apo kompanitë që po shkojnë drejt falimentimit në vendet e BE-së që janë prekur nga kriza ekonomike. Sipas një studimi të kompanive estetike italiane, financat kanë prekur dhe bukurinë. Sipas studimit, gjatë këtij vitit femrat italiane i kanë kushtuar më pak rëndësi trajtimit estetik të tyre. Rënie të ndjeshme ka pasur në qendrat e masazheve të trupit dhe qendrat që trajtojnë fytyrën.

"Të paktën një milion italian më pak kanë vizituar qendrat estetike", thuhet në studimin e prezantuar nga drejtuesi i studimit Roberto Roso.

"Kjo është një e dhënë shumë domethënëse për faktin se italianët i kushtojnë një rëndësi të madhe problemeve estetike, sidomos femrat", ka shtuar Rosi.

E kthyer në shifra, mungesa e klientëve në një treg vjetor prej 200 milionë eurosh, ka reduktuar të ardhura në 4-5 milionë euro.

Trajtimi estetik për rrudhat në fytyrë është ai që ka pësuar më shumë dëme nga kriza, theksohet në studim.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE