English

Papa Benedikti: Kisha është e lënduar nga mëkatet

Maltë, 18 prill, NOA - Papa Benedikti i 16-të ka thënë sot se Kisha Katolike është e "lënduar" nga mëkatet. Deklarata e kreut të kishës katolike është një referencë e qartë për valën e skandaleve që kanë ndodhur me abuzimet seksuale të priftërinjve. Skandalet e ndodhura në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë bërë që një sërë sulmesh të drejtohen mbi kreun e kishës.

Komentet e Papës u bën në Maltë, një vend që konsiderohet me ndjenja të fuqishme katolike. Ky është udhëtimi i parë i jashtëm i Papës, prej se shpërtheu vargu i fundit i skandaleve të abuzimeve.

NOA

KOMENTE