Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu PS-së: Vetëm forcat socialiste mund t'i parandalojnë krizat
English

Papandreu PS-së: Vetëm forcat socialiste mund t'i parandalojnë krizat

Tiranë, 18 prill, NOA - "Jetojmë në një periudhë të një krize ekonomike botërore me pasoja shumë negative për punësimin e grupet sociale në nevojë dhe vetëm ne forcat progresiste dhe socialiste mund t'u bëjmë ballë sfidave të sotme, duke siguruar kushtet për ndërtimin e një shoqërie sa më të drejtë".

Me këto fjalë e ka përshëndetur kongresin e sotëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryetari i Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht kryetarit i PASOK në Greqi, Jorgos Papandreu.

"Politikat neoliberale krijuan problemet e sotme dhe përpiqen të shkatërrojnë rezultatet e përpjekjeve të mëdha shoqërore që kemi dhënë si për vendet tona ashtu dhe në kuadër të Europës së Bashkuar", tha ai në vijim të kësaj ideje.

Duke shtuar në fund se PASOK-u dhe Partia Socialiste e Shqipërisë punojnë së bashku për promovimin e bashkëpunimit të forcave demokratike dhe progresiste në rajon.

"Së bashku jemi më të fuqishëm. Vetëm kështu mund të arrijmë më shumë demokraci dhe drejtësi sociale. PASOK-u mbështet përpjekjet e Partisë Socialiste të Shqipërisë për forcimin e institucioneve demokratike, transparencën e plotë të zgjedhjeve politike si dhe përmirësimin e qeverisjes së vendit", përfundon mesazhi i Papandreut.

n.e/NOA

KOMENTE