Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Kongresi i PS, si kongresi i radhës së PPSH-së
English

Topalli: Kongresi i PS, si kongresi i radhës së PPSH-së

Tiranë, 18 prill, NOA - Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste, mund të quhet i krahasueshëm vetëm me kongresin e radhës të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Me një deklaratë të tillë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar punimet e sotme të kongresit të forcës rivale politike, duke shtuar se Rama me transparencë të trishtueshme, "refuzoi realitetin ekonomik, politik, social e integrues të vendit".

"Ata që ndoqën sot kongresin e Partisë Socialiste, patën rastin të konstatojnë se ky ishte dëshpërimisht kongresi i etërve dhe bijve të Bllokut, që kërkojnë revanshin për të dënuar sërish shqiptarët për përbuzjen që u dëshmuan në 28 qershor me votë", citon Topalli në qëndrimin e saj.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit pohon se "ky ishte kongresi i etërve dhe i bijve të Bllokut, sepse aty ata faktuan se mbeten njësoj si 20 vjet më parë, kundërshtarë të shtetit ligjor, lirisë së tregut, vlerave të sistemit demokratik, betejë që shqiptarët e fituan zyrtarisht ditën kur çliruan Shqipërinë nga regjimi i baballarëve të tyre".

"Me platformat që shtruan sot, ata dëshmuan se janë të gatshëm për të bllokuar e për të larguar Shqipërinë nga Europa", thekson Topalli.

Duke vënë më pas në dukje se fjalori i Edi Ramës nuk ishte aspak i denjë për një parti anëtare të Socialistëve Europianë dhe se dëshmoi që partia e tij, një ditë shfaqet si parti e maskave dhe viktimizimit dhe ditën tjetër, si parti e shantazhit dhe e revanshit.

n.e/NOA

KOMENTE