English

United rihap kampionatin Anglez

Angli, 18 Prill NOA - Skuadra e Manchester United ka përfituar më së miri nga ndalesa e kryesuesve të Çelsit, të cilët në ndeshjen e fundit u mundën nga skuadra e Tottenham me rezultatin 2 me 1.

Djemtë e Ferguson arritën të fitonin derbin në sfidën me skuadrën e City duke bërë të mundur që të qëndrojnë vetëm një pikë larg Çelsit të Ançelotit.

Ndeshja u fitua falë golit të vetëm i cili u shënua në minutat e fundit të garës dhe kishte si autor veteranin e "djajve të kuq", Scholes.

Një gol ky me shumë rëndësi, si për lojtarin ashtu dhe për ekipin, ku tashmë mund të themi se falë këtij rezultati, kampionati anglez i Premier League është rihapur plotësisht.

r.b/NOA

KOMENTE