Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaçka kundër Topallit: Ajo, fatkeqësia e PD-së bashkë me Berishën
English

Xhaçka kundër Topallit: Ajo, fatkeqësia e PD-së bashkë me Berishën

Tiranë, 18 prill, NOA - I menjëhershëm ka qenë reagimi nga selia rozë pas komenteve publike të kryeparlamentares Jozefina Topalli rreth punimeve të sotme të kongresit të Partisë Socialiste.

Përmes deputetes Olta Xhaçka, kjo forcë politike ka kundërshtuar tërësisht deklaratat e Topallit se "kongresi i sotëm i Partisë Socialiste, mund të quhet i krahasueshëm vetëm me kongresin e radhës të Partisë së Punës së Shqipërisë".

"Të paktën këtë ditë të dielë, zonja Topalli duhet t'ua kish kursyer shqiptarëve fytyrën e ndasisë, gjuhën e urrejtjes, figurën e shpifjes që i ka të mëshiruara në qenien e saj të pangopur me pushtet dhe të sunduar nga tiparet e persekutorëve të së shkuarës", tha me një gjuhë të ashpër ndaj Topallit, deputetja socialiste Xhaçka.

Madje ajo ka shkuar edhe më tej me një dozë të tillë, duke deklaruar se "Jozefina Topalli dhe Sali Berisha janë fatkeqësia e Partisë Demokratike".

Duke përfunduar se gjithsesi, "ky s' është problemi i Partisë Socialiste".

"Por ne jemi këtu që ata të mos jenë fatkeqësia e Shqipërisë që sot vuan rrënimin ekonomik për shkakun e tyre", përfundoi deklaratën e saj deputetja socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE