English

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen rregullisht

Itali, 19 Prill NOA - Tashmë është bërë zyrtare, gjysmëfinalet e ligës së Kampionëve do të luhen rregullisht.

Ka qenë vetë UEFA e cila ka dhënë këtë lajm duke e bërë të ditur atë nëpërmjet një komunikate në të cilën shkruhej: "Edhe pse ka probleme në lidhje me hirin vullkanik, ndeshjet e Ligë së kampionëve do të luhen".

Kështu si Inter - Barcelona dhe Bajern Mynih - Lion do të luhen respektivisht ditën e martë dhe të mërkurë duke parë se të dy ekipet udhëtuese janë që tani në rrugën e tyre për të zhvilluar ndeshjet.

Gjithashtu UEFA ka përgatitur dhe një staf tjetër arbitrash zëvendësues për në "San Siro" kjo në rast se portugezi, Olegario Benquerenca dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të mund të vijnë.

r.b/NOA

KOMENTE