Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heroinë dhe euro false, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë
English

Heroinë dhe euro false, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Tiranë, 19 Prill NOA - Heroinë dhe euro false i janë kapur dy personave në Tiranë nga një aksion i antidrogës që erdhi pas përgjimeve të kryera prej disa ditësh.

Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike, thanë se në kuadër të operacionit policor të koduar "Kompleksi" bënë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, të dyshuar për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Të arrestuarit janë Gramoz Sulaj, 27 vjeç dhe Rinor Osmanaj, 25 vjeç, banues në Tiranë,

Kapja dhe më pas arrestimi i tyre u bë sepse para tre ditësh më datë 16 Prill 2010, në afërsi të kompleksit sportiv "Partizani", iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 115.8 gramë pluhur e dyshuar lëndë narkotike Heroinë, një sasi eurosh të dyshuara të falsifikuara.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre iu është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë "TT". Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", "Trafikimi i armëve dhe i municioneve".

e.r/NOA

KOMENTE