English

Inter, Sneijder kërko fitimin e Ligës së Kampionëve

Itali, 19 Prill NOA - Sneijder ëndërron fitim prefekt të trofeut më të rëndësishëm atë të Ligës së Kampionëve. Finalja e këtij evenimenti do të luhet në "Santiago Bernabeu", stadiumi në të cilin holandezi ka luajtur për dy vite kur ishte në radhët e Realit.

"Ndjek këtë ëndërr që kur kam arritur në Milano dhe kjo pikërisht dhe pse finalja do të luhet në Madrid", - deklaroi Sneijder.

Për të realizuar këtë objektiv të holandezit, më parë Inter duhet të përballet me Barcelonën ku ekipi i Guardiolës është pretendenti numër një për fitimin e këtij trofeu dhe për zikaltërit kjo sfidë do të jetë tepër e vështirë.

"Në qoftë se Barça ka Messin atëherë në mund të mbështetemi tek Murinjo", - këto ishin fjalët e Sneijder në lidhje me sfidën që e pret ekipin e tij në mesjavë ku ai ka bërë elozhe në drejtim të trajnerit të tij duke theksuar se Murinjo është ndër më të mirët në qarkullim.

r.b/NOA

KOMENTE