Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KFOR i jep Policisë së Kosovës kufirin shqiptar
English

KFOR i jep Policisë së Kosovës kufirin shqiptar

Prishtinë, 19 prill, NOA - Trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë paralajmëruar se deri nga fundi i muajit prill do të bartin përgjegjësitë e kontrollit të vijës kufitare me Shqipërinë tek Policia e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler pas takimit të zhvilluar me komandantin e krahut jugor të NATO-së, admiralin amerikan, Mark Ficxherald, i cili po qëndron sot në Kosovë.

Ceremonia e dorëzimit të këtyre përgjegjësive tek policia vendore do të ndodhë më 28 prill, konfirmuan drejtuesit e forcës paqeruajtëse.

Zyrtari i lartë i NATO-s, admirali Ficxherald, tha se përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë, ka mundësuar bartjen e përgjegjësive të caktuara tek autoritetet vendore të sigurisë.

"Ky është një tregues që dëshmon për gjendjen e mirë sigurisë në Kosovë dhe se këtë duhet nënkuptuar si një zhvillim pozitive", tha admirali Ficxherald.

Kalimi i përgjegjësive tek autoritetet vendase të sigurisë, u vlerësua si i rëndësishëm nga komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, i cili tha se kjo dëshmon për një gjendje të mirë të sigurisë në Kosovë, që sipas tij, nënkupton një zhvillim pozitiv.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë bartur pak kohë më parë përgjegjësinë tek Policia e Kosovës për monumentin përkujtimor serb në Gazimestan, në afërsi të Prishtinës.

Është paralajmëruar gjithashtu edhe bartja e përgjegjësive për një numër objektesh të tjera fetare serbe, përfshirë edhe Manastiret.

n.e/NOA

KOMENTE