English

Lazio - Roma, çmenduritë e tifozëve ultras

Itali, 19 Prill NOA - Krahas ndeshjes e cila përgjatë saj ishte tepër e tensionuar të njëjtën gjë kanë shfaqur dhe tifozët respektivë të skuadrave ku përleshjet ndërmjet tyre nuk kanë munguar.

Kanë qenë dhjetë persona të arrestuar në përfundim të saj nga autoritetet përkatëse ku ndër to ishin katër tifozë të Romës të cilët të maskuar kanë pritur daljen e disa tifozëve të tjerë por, të skuadrës së Lazios për t'i qëlluar ata në befasi.

Kështu numërohen tre persona të cilët janë therur dhe ndër to njëri është në gjendje tepër të rëndë.

Momente tensioni ndërmjet dy tifozerive janë parë të jenë prezent dhe përpara fillimit të ndeshjes ku e përfshirë ka qenë dhe një familje tuniziane e cila është goditur me gurë e shishe të shumta.

r.b/NOA

KOMENTE