Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Milan i thotë lamtumirë fitimit të Seria A
English

Milan i thotë lamtumirë fitimit të Seria A

Itali, 19 Prill NOA - Një tjetër zhgënjim ka ardhur për të gjithë tifozët e skuadrës së Milanit, ku në ndeshjen e radhës ata u mundën nga Sampdoria me rezultatin 2 me 1.

Me këtë humbje mund të themi përfundimisht se Milan i ka thënë lamtumirë fitimit të titullit kampion të Seria A.

Në fillim u krijua ideja e një ndeshje e cila do të fliste për ekipin e Leonardos, pasi ishin ata që kaluan të parët në avantazh por, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi skuadra e Sampdorias arriti të barazonte e më pas të kthente rezultatin në favor të tyre.

Për Milanin realizoi Borrielo ndërsa për sa i përket ekipit të Del Nerit shënuan Cassano dhe Pazzini.

Në qoftë se kjo humbje për ekipin e Milanit do të thotë lamtumirë skudetos, ndryshe është për Sampdorian për të cilët kjo fitore është tepër e rëndësishme pasi tashmë ata ndodhen në vendin e katërt gjë që do të thotë kualifikim në Ligën e kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE