English

Pi fotoksinë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë

Elbasan, 19 prill, NOA - Një vajzë 19-vjeçare është dërguar nga familjarët në spitalin kirurgjik të Elbasanit e vetëhelmuar dhe në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.

Bëhet fjalë për vajzën me inicialet L.H., lindur dhe banuese në fshatin Rrasë Belesh të Elbasanit, e cila në banesën e saj për motive ende të paqarta, ka pirë helm të llojit "fotoksinë".

Pasi mori mjekim në këtë spital, ajo më pas është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Ndërkaq, materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshëm për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE