English

Hiri, nis shpeshtimi i fluturimeve ajrore

Berlin, 20 prill, NOA - Pas pesë ditësh bllokimi prej reve të hirit vullkanik nga Islanda hapësira ajrore evropiane do të rihapet pjesërisht mëngjesin e sotëm.

Kjo pas një marrëveshje që kanë arritur ministrat e Transportit të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakord gjatë një takimi emergjent të tyre që hapësira ajrore të mbetet e mbyllur vetëm atje ku kalohet një përqendrim i caktuar i hirit dhe të lejohet të hapet atje ku nuk paraqet rrezik.

Një masë e tillë u mor prej tyre jo vetëm të detyruar nga rrallimi i dendësisë së përhapjes së tymit vullkanik mbi Evropë, por nga ana tjetër, edhe nga presioni që po ushtronin kompanitë e fluturimeve ajrore për humbjen e miliona dollarëve në ditë kot sipas tyre.

Ndërkaq, për Gjermaninë bëhet me dijeni se ndalim-fluturimi i përgjithshëm është caktuar deri në orën 14:00, por janë lejuar fluturime deri në një lartësi prej 3.000 metrash.

Lufthansa mori një leje për nisjen e 50 avionëve të distancës së gjatë, të cilët do të kthejnë në Gjermani 15.000 pasagjerë nga Azia, Afrika dhe Amerika Veriore.

n.e/NOA

KOMENTE