Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimet e Rënda, 49 vjet burg tre gjermanëve që u kapën me heroinë
English

Krimet e Rënda, 49 vjet burg tre gjermanëve që u kapën me heroinë

Tiranë, 20 Prill NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi pasditen e sotme me 49 vjet burgim katër të pandehurit e akuzuar për trafikun e mbetur në tentativë të 40 kilogramë heroinë. Tre shtetas gjermanë dhe një shqiptar janë shpallur fajtorë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova.

Sipas vendimit të gjykatës i pandehuri Daniel Englert, u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet burgim, i pandehuri Albert Pëllumbaj me 11 vjet, ndërsa dy bashkëshortët Franz dhe Regina Kiacsek u dënuan me 11 vjet secili.

Të pandehurit do të përfitojnë ulje dënimi pasi ishin duke u shqyrtuar me gjykim të shkurtuar.

Një seancë më parë prokurori i çështjes kërkoi dënimin e tyre me 51 vjet burgim, ndërkohë që vetë të pandehurit kërkuan pafajësinë e tyre.

Ngjarja për të cilën edhe u dënuan ka ndodhur më 15 nëntor të vitit të kaluar, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin të pandehurit tentuan të trafikonin 40 kg heroinë në drejtim të Gjermanisë.

Sipas hetimeve trafiku ishte organizuar nga i dënuari Daniel Englert, i cili kishte lënë takimin e tij me çiftin Kiacsek, në Shqipëri.

Sipas hetimeve Englert ka arritur në Shqipëri me avion, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ndërkohë që dy bashkëshortët mbërritën në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit. Pasi kanë marrë Englert në aeroportin e Rinasit janë nisur në drejtim të Lushnjës.

Ata kanë kontaktuar në telefon me furnizuesin e lëndës narkotike, të dënuarin Albert Pëllumbaj, me të cilin do të takoheshin në Fier.

Të pandehurit janë takuar afër fshatit Kolonjë, dhe drejtohen drejt banesës së Zamir Tafaj, pronari i "Kështjellës", i cili po gjykohet më vete në këtë proces.

e.r/NOA

KOMENTE