English

Sot sërish protesta në Kirgistan

Bishkek, 20 prill, NOA - Forcat e sigurisë së Kirgistan sot janë konfrontuar me turmën e mbledhur në lagjet e kryeqytetit, Bishkek, ku nga trazira e djeshme u vranë së paku tre vetë.

Raportohet se policia speciale dhe trupat u përleshën me disa qindra njerëz, afër fshatit Majevka.

Nga ana tjetër, mbetet e paqartë se ku gjendet presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakijev.

Ka pasur raporte se ai është larguar nga Kazakistani, ndërsa nuk dihet se ku ka shkuar.

Bakijev është larguar nga Kirgizia më 12 prill, pesë ditë pas ndërhyrjes vdekjeprurëse kundër protestuesve në Bishkek.

n.e/NOA

KOMENTE