English

Statuja e Fidel Kastros në vend të McDonald's

Venezuelë, 21 Prill NOA - Një statujë e Fidel Kastros në qendër të Caracas, kjo është iniciativa e anunçuar nga Partia e Bashkuar socialiste (PSUV) në Venezuelë.

Ky monument do të jetë në nder të liderit dhe do të vendoset në një vend në të cilin aktualisht ndodhen dy Fast Food, një i McDonald's dhe tjetri i Wendy's, ku inaugurimi i tij do të bëhet në fund të muajit.

"Është me të vërtetë një inkoherencë ideologjike, kur në qendër të vendit ku u krye revolucioni historik, të jenë dy restorante të perandorisë amerikane", - kjo ishte deklarata e PSUV.

r.b/NOA

KOMENTE