Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bankers Petroleum , 115 milionë USD investim të ri në Shqipëri
English

"Bankers Petroleum", 115 milionë USD investim të ri në Shqipëri

Tiranë, 21 prill, NOA - Kompania kanadeze "Bankers Petroleum" ka parashikuar të investojë në Shqipëri si kapitale te reja rreth 115 milionë dollarë, për zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese dhe rritjen e eksporteve të naftës nga Shqipëria.

Një fakt të tillë kryeministrit Berisha ia ka bërë me dije zv/presidenti i kësaj kompanie, Leonidha Çobo në një takim të përbashkët, ku shoqërohej edhe nga ambasadori i Kanadasë për Shqipërinë, me rezidencë në Romë, James Fox.

Çobo e informoi kryeministrin Berisha se gjatë katër viteve te fundit, "Bankers Petroleum"ka kryer një investim në Shqipëri që arrin një vlerë totale prej rreth 200 milionë dollarësh amerikanë.

Ndër të tjera, ai tha se "Bankers Petroleum" ka rritur prodhimin e naftës në vend, i cili do të shënojë në fund të këtij viti një shifër prej 15 mijë fuçi në ditë dhe parashikon që vitin e ardhshëm ky prodhim të arrijë në 24 mijë fuçi në ditë.

n.e/NOA

KOMENTE