Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha merr ndihmë nga Kuvajti: Fondi për sheshin Skënderbej , 10 milionë euro
English

Berisha merr ndihmë nga Kuvajti: Fondi për sheshin "Skënderbej", 10 milionë euro

Tiranë, 21 prill, NOA - Qeveria e Kuvajtit do të të dyfishojë fondin për ndërtimin e sheshit "Skënderbej". Këshilltari i kryeministrit të Kuvajtit, Al-Shatti i ka konfirmuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë takimit të sotëm shtimin e fondeve për qendrën e kryeqytetit.

"I dërguari i Emirit të Kuvjatit, theksoi se në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së suksesshme në Kuvajt, fondi për mbështetjen e projektit të sheshit "Skënderbej" është rritur nga 5 milionë euro në 10 milionë Euro", njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Al-Shatti i përcolli Kryeministrit Berisha mbështetjen e Emirit të Kuvajtit për projektet e qeverisë shqiptare duke theksuar që projekti për Sheshin "Skënderbej" ka qenë dhe është një mbështetje në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare.

Berisha falënderoi Emirin e Kuvajtit për përgjigjen e shpejtë dhe pozitivet të kërkesës për mbështetjen financiare të projektit.

Nga ana tjetër, Berisha ka bërë dhe një ekspoze të rëndësisë së sheshit dhe problematikave që duhen adresuar gjatë projektit. Ai ka siguruar se problemet e shkaktuara nga Bashkia në realizimin e një projekti cilësor për sheshin do të zgjidhen së shpejti në një koordinim me autoritetet qendrore dhe në respektim të kuadrit ligjor.

m.xh.NOA

KOMENTE