Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Patjetër një takim me Ramën për sheshin Skënderbej
English

Berisha: Patjetër një takim me Ramën për sheshin "Skënderbej"

Tiranë, 21 prill, NOA - Eshtë i domosdoshëm që të zhvillohet një takim mes ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për çështjen e sheshit "Skënderbej".

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku ka theksuar se është skandaloz trafiku dhe kaosi që po krijon nisja e punimeve në sheshin kryesor të vendit, prandaj nevojitet zhvillimi i diskutimeve të gjera dhe me qetësi pa u ngutur.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka bërë me dije se "gjatë vizitës së tij në Kuvajt kërkoi një shtesë për Sheshin dhe sot takoi të dërguarin e Emirit të Kuvajtit, i cili në formë dhurate ka vendosur të dyfishojë fondin e ndihmës për sheshin "Skënderbej".

"Pra, do të jenë disponibël jo 5 milionë, por 10 milionë euro për ndërtimin e këtij sheshi", vuri në dukje kreu i qeverisë.

Duke shtuar më tej, se priti në një takim edhe përfaqësuesit e studios që ka bërë projektin për qendrën e Tiranës, një studio serioze sipas tij.

Duke bërë vërejtjet e tij konkrete mbi projektin që paraqet Bashkia e Tiranës, kryeministri Berisha tha se nuk e gjen aspak me vend heqjen e monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke thënë se duhet të gjendet vendi për statujën. (vijon)...

n.e/NOA

KOMENTE