English

I vihet tritol një kioske, s'ka të dëmtuar

Lezhë, 21 prill, NOA - Forcat e policisë së Lezhës janë njoftuar me anë të një telefonate se në fshatin Kallmet i vogël, është dëmtuar me eksploziv një dyqan ushqimor.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar se është dëmtuar me lëndë plasëse një kioskë (dyqan ushqimor) me përmasa 4 x 5 m, në pronësi të P.Simoni, banues në këtë fshat.

Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

n.e/NOA

KOMENTE