Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 5 persona të shpallur në kërkim
English

Kapen 5 persona të shpallur në kërkim

Korçë, 21 prill, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të vënë në pranga pesë persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Lajmi bëhet i ditur prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se personi i parë i ndaluar është Elidion Hysen, 23-vjeç, banues në fshatin Drithas i cili rezultonte si i dënuar nga gjykata me 9 muaj burg për veprën penale të "Dezertimit", parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal.

Ndërsa 51-vjeçari Ibrahim Bardhollari, banues në Mollaj të Korçës është ndaluar pasi ishte dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje, të kryer në bashkëpunim", e parashikuar nga neni 89 dhe 25 i Kodit Penal.

Altin Bardhollari, 26-vjeç, banues në fshatin Mollas është një tjetër i ndaluar, që rezultonte i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim", e parashikuar nga neni 89 dhe 25 të Kodit Penal.

I parafundit person i ndaluar mësohet se është 27-vjeçari Eduart Osteji, banues në Korçë, i duar për "Vjedhje në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

I tillë rezultonte të ishte edhe i kapuri i fundit, 25-vjeçari me emrin Erjon Meçollari.

n.e/NOA

KOMENTE