Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekti për shkollat e minoritetit dhe kundërshtitë e tij
English

Projekti për shkollat e minoritetit dhe kundërshtitë e tij

Gjirokastër, 21 prill, NOA - Përqendrimi i shkollave të minoritetit grek në jug të vendit, duke mbyllur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve, shkollat në disa fshatra ka hasur në kundërshtime të përfaqësuesve të minoritetit.

Në rajonin jugor të Shqipërisë ku jeton dhe pakica greke, arsimi 9-vjeçar ka funksionuar në çdo fshat, pavarësisht numrit të nxënësve shpesh një, dy apo katër vetë.

Për ti dhënë një impuls të ri arsimimit të nxënësve minoritarë ka nisur të realizohet një projekt i përqendrimit të tyre në shkolla me infrastrukturë e didaktikë të pasur mësimore, duke siguruar dhe transportin e tyre.

Drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit për Rajonin e Gjirokastrës, Arjan Pano thotë se "Për arsye të mësimdhënies e mësim-nxënies për këta fëmijë, sepse në këto shkolla nuk ka numër të konsiderueshëm nxënësish ne kemi menduar bashkimin e tyre në dy qendra, si në Bularat dhe në Derviçian. Në këto shkolla ambientet janë më të këndshme, baza materiale e didaktike është e nivelit të duhur, njëkohësisht dhe niveli mësuesve është shumë më i lartë dhe i kualifikuar, se në ato shkolla ku ata kanë qenë më parë".

Cënim i të drejtave të pakicave për arsimim në gjuhën amtare?

Por, kjo strategji e përqendrimit të shkollave duket se ka hasur edhe në zëra kundërshtues, që e shohin atë si reduktim të të drejtave të pakicave për arsimim në gjuhën amtare.

Ish-kryetar i organizatës Omonia, Jani Jani thotë se: "Arsimi në minoritetin etnik grek është një shqetësim yni dhe një problem. Mund të them këtu se ky problem nuk përballohet në fakt ashtu si duhet nga ana e qeverisë shqiptare që është e detyruar ta përballojë. Kemi bërë gjithnjë propozime".

Në Gjirokastër, të gjithë fëmijët e pakicës greke studiojnë në një shkollë të vetme. Drejtoresha e shkollës së minoritetit grek në Gjirokastër, Katerina Dino thotë se : "Fëmijët minoritarë në Gjirokastër, kanë të drejtën e tyre të shkollohen sepse këtu ekziston prej vitesh shkolla 9-vjeçare e degës greqisht, e inkuadruar pranë shkollës Urani Rumbo'. Kemi gjithsej 140 nxënës, 9 klasa. Çdo klasë ka mësuesin e vet dhe janë të përqendruar në një ambient e konkretisht në ambientet afër shkollës Pedagogjike, me qëllimin që dhe këtu vazhdon shkolla e mesme e degës greqisht dhe zhvillohen edhe praktikat brenda kuadrit të kësaj shkolle".

Alternativa arsimit privat?

Por drejtues të minoritetit grek në Shqipëri shprehen se krahas arsimit publik mungojnë alternativat e arsimit privat, pasi ka boshllëqe në legjislacion. Kosta Makarjadhi, hedh idenë e arsimit privat si alternativë zhvillimi për pakicat etnike: "Ekziston një boshllëk ligjor dhe në trajtë vendimesh të karakterit ekzekutiv për vendin tonë, të cilat e kanë burimin nga qenia e minoritarëve etnikë dhe jo vetëm, edhe ata gjuhësorë si qytetarë të Republikës, dhe nga detyrimet që ka shteti ndaj konventave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve gjuhësore, e ky boshllëk ligjor do të mbushë këto konstatime, që kanë të bëjnë me mungesën e alternativave".

Shteti shqiptar në politikat arsimore i ka përmbushur gjithë detyrimet që rrjedhin nga Konventa kuadër për arsimimin e minoriteteve në gjuhën amtare. Përqendrimi shkollave, siç thotë prof.doktor Roland Zisi, dekan i fakultetit të shkencave e të edukimit në universitetin "Eqerem Cabej", kryhet për të mbërritur në një standart të ri edhe më të lartë në plotësimin e këtij detyrimi. "Eksperienca ime personale, jo vetëm si mësues por dhe si drejtues i arsimit në Gjirokastër dhe tani si dekan i fakultetit të shkencave e të edukimit, kam arritur në përfundimin që modaliteti më objektiv për arsimimin e nxënësve që i përket pakicave kombëtare është ai i të përqendruarit në një shkollë të vetme, për arsye thjesht didaktike e pedagogjike".

DVelle

KOMENTE