Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punësimi në Itali, fqinji ‘hesht' për marrëveshjen
English

Punësimi në Itali, fqinji ‘hesht' për marrëveshjen

Tiranë, 21 prill, NOA - Qeveria italiane ende nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur me Shqipërinë në fushën e punësimit. Pas vizitave të krerëve të qeverive të dy vendeve, kryeministrit italian në dhjetor të vitit të kaluar dhe vizitës së kryeministrit Berisha në shkurt të këtij viti, përsëri asgjë nuk ka lëvizur deri më sot.

Burime zyrtare nga ministria e Punës thonë se në qershor të vitit të shkuar, Parlamenti Shqiptar ratifikoi marrëveshjet me shtetin fqinj dhe me këtë hap, Shqipëria ka mbyllur procedurat përsa i takon marrëveshjes.

Në këtë rast, pritet që qeveria italiane të miratojë disa dekrete në bazë të të cilëve caktohen kuotat e punësimit të rregullt në Itali. Dekretet përcaktojnë shtetet përfituese me të cilat qeveria italiane ka firmosur marrëveshje për punësim të rregullt të emigrantëve.

Por burimet thonë se e vetmja marrëveshje që po zbatohet është punësimi stinor nga i cili përfitojnë pak persona.

Sipas marrëveshjes e cila u propagandua si më e arrira deri më sot, përzgjedhja e punëtorëve shqiptarë, do të bëhet sipas kërkesave të tregut italian të punës për fuqi punëtore të huaj dhe këto kërkesa do të bëhen të disponueshme pranë punëdhënësve në Itali, nëpërmjet autoriteteve italiane.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të ishte një garanci për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, krijimi i mundësive për emigrim të rregullt për punësim.

Por duket se kjo s'po ndodh, në një kohë kur sfida e ministrisë mendohet të jetë menaxhimi i fluksit të emigrantëve, që me hapjen e kufijve pas liberalizimit të vizave do të krijonin shumë probleme.

Shqipëria ka tentuar të firmosë marrëveshje punësimi të rregullt dhe me Greqinë, por nga shteti helen s'ka asnjë përgjigje pozitive.

b.a/NOA

KOMENTE