Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet
English

Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet

Mamurras, 21 prill, NOA - Një person ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi ka qëlluar në ajër me automatik, brenda oborrit të banesës së tij.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Rifat Shala, lindur dhe banues në Mamurras, i cili është ndaluar për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake" dhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike", parashikuar nga nenet 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Në vendngjarje, ka shkuar menjëherë grupi hetimor, ku në cilësinë e provës materiale u gjendën dhe u sekuestruan 30 copë gëzhoja automatiku, por nuk u bë dot e mundur gjetja e armës së krimit.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE