English

Tifozët nuk falin Balotellin

Milano, 21 Prill NOA - Tashmë për lojtarin e Interit, Mario Balotelli qëndrimi i tij në këtë ekip bo bëhet gjithnjë e më shumë një çështje e tensionuar. Në ndeshjen e fundit të Interit, ku ekipi u përball me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Balotellit dhe tifozëve ziklatër ka qenë një konflikt i vërtetë për ato minuta që i riu ishte në fushën e lojës.

Në fillim ishte hedhja e bluzës në fushë që i irritoi së tepërmi tifozët e kësaj skuadre, gjë e cila më pas çoi në një debat me fyerje ndërmjet tij dhe të pranishmit në stadium.

Tashmë mund të themi se largimi i këtij lojtari nga kjo skuadër po afrohet gjithnjë e më shumë pasi gjendja e tij vazhdon të mbetet e tensionuar si me tifozët ashtu dhe me vetë teknikut e ekipit, Murinjon.

r.b/NOA

KOMENTE